Basha: Rama, një kryebrigadier i bërë dru nga malli i vet
Në vazhdën e reagimeve për situatën e kanabisit në vend, deklaratës së Presidentit se do të mbledhë Këshillin Kombëtar të Sigurisë, letrës së Komisionerit Europian Avramopulos që vlerësonte përpjekjet në luftën kundër kanabisit dhe sëfundmi përgjigjen e Kryeministrit Rama, që tha se i vetmi Këshill që duhet të mblidhet është ai i Partisë Demokratike, ka reaguar edhe Kryetari i opozitës, Lulzim Basha.
Në një postim në rrjete sociale, Basha thotë se pasi Bashkimi Europian vuri alarmin për kërcënimin e sigurisë nga droga e Ramës dhe pasi mbylli sezonin e korrjes, bën sikur kërkon ndihmë."Kryeministri si kryebrigadieri i drogës: deri dje bënte sikur nuk e shihte atë që mediat botërore e pagëzuan si "Kanabistan" i tij. Tani që BE ka vënë alarmin për kërcënimin e sigurisë nga droga e Ramës dhe pasi mbylli sezonin e korrjes, bën sikur kërkon ndihmë",
shkruan kreu i PD. Më tej, Basha thotë sedroga është kërcënimi më i madh për Shqipërinë dhe çdo shqiptar dhe këtë,
sipas tij,vetëm kryebrigadieri i bërë dru nga malli i vet bën sikur nuk e kupton.
Kreu i opozitës e shoqëroi postimin e tij më këtë foto./tvklan.al