Basha: Rama nuk ka dinjitet, po ka vetëm babëzi


Basha: Rama nuk ka dinjitet, po ka vetëm babëzi

18:00 24/05/2019

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ishte pasdites e kësaj të premteje në qytetin e Burrelit ku i bëri thirrje të gjithë qytetarëve të marrin pjesë në protestën e 25 Majit. Basha akuzoi kryeministrin Rama se duhet të ishte larguar me dhjetëra herë deri më tani, por sipas kryedemokratit, kreu i qeverisë nuk ka dinjitet dhe nder.

“Edi Rama nuk ka as të njëmitën e dinjitetit dhe nderit të asnjë kryeministri në botë. Jo, Edi Rama nuk ka nder, nuk ka dinjitet, ka vetëm kusari, etje të babëzitur për pushtet që e shtyn në paktin e tmerrshëm me krimin.

Rama po të kishte pasur një të njëmijëtën e nderit dhe dinjitetit të Thereza May-t, apo Sebastian Kurtz, apo të një kryeministri normal ballkanik, do të ishte larguar me dhjetëra herë. Do të ishte larguar kur u zbulua se solli në parlament trafikantët e vajzave dhe grave shqiptare, narkotrafikantët dhe vrasësit dhe i bëri deputetë. Për pushtetin e tij kriminalizoi parlamentin. Duhet të ishte larguar kur u zbulua se nën urdhrat e tij dhe të yllit të tij Saimir Tahiri Shqipëria u shndërrua në një hambar droge dhe në një bahçe të krimit të organizuar. Duhet të ishte larguar kur ministri tjetër Fatmir Xhafa u kap me skandalin e vëllait të tij që e mbronte, duhet të ishte larguar kur Damian Gjiknuri u kap në vjedhje pas vjedhjeje, nga skandali i OSHEE tek skandali i Unazës së Madhe”./tvklan.al






Të ngjashme