Basha, Ramës: Hiq dorë nga bllokimi sa s’është vonë
Basha, Ramës: Hiq dorë nga bllokimi sa s’është vonë
Shpërndaje
11:27 21/03/2014“Në emër të bashkisë, hiq dorë nga bllokimi dhe lufta politike ndaj bashkisë, po lufton qytetarët e këtij vendi, hiq dorë sa nuk është vonë, qytetarët do dinë të japin përgjigjen që meriton”.Është ky apeli që kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha i ka drejtuar kryeministrit Rama pas vendimit të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar për bllokimin e punimeve në Bulevardin e ri.E quajti këtë veprim si pjesë të një serie bllokimesh që qeveria po u bën projekteve të Bashkisë. Por tha se nga kjo luftë politike me bashkinë, mazhoranca po dëmton vetëm qytetarët. Basha paralajmëroi kryeministrin të largohet nga lufta politike ndaj bashkisë së kryeqytetit.Tani, banorët e rrugës së kokonozëve në njësinë bashkiake nr 3 tashmë kanë jo vetëm një rrugë me standarde por jeta e tyre është përmirësuar edhe për faktin se një kanal ujërash të zeza burim infeksionesh është eliminuar.Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha është kthyer për herë të tretë në këtë rrugë, kësaj rradhe për të inaguruar përfundimin e punimeve.Kjo lagje ka nisur të popullohet 20 vjet më parë, por vetëm sot mbi 5 mijë banorë të zonës mund të gëzojnë infrastrukturën.