Basha – Ramës: Mandati është kontratë, para se të jetë afat


Basha – Ramës: Mandati është kontratë, para se të jetë afat

17:05 02/08/2016

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur Kryeministrit Rama sa i përket debatit më të fundit për krijimin e një qeverie teknike para zgjedhjeve të ardhshme.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Basha tha se mandati është një kontratë para se të jetë një afat dhe se mandati i tij ka mbaruar me kohë.

 

“Nuk i del që nuk i del zija e konsensusit. Nuk dëgjon, nuk sheh, nuk lexon, e ka humbur fare.

I kujtoj se mandati është kontratë para se të jetë afat. 

Mandati i tij ka mbaruar me kohë në malet dhe fushat e mbushura me drogë si kurrë ndonjëherë, me vjedhjet kriminale dhe çnjerëzore, me koncesionet dhe tenderat korruptivë, me varfërinë dhe papunësinë masive kur kishte premtuar 300 mijë vende pune, me investime zero, me rritje rrogash e pensionesh zero, me taksat e larta, me krimin në pushtet dhe pushtetin e bërë njësh me krimin, me pasigurinë e frikshme e të tjera rekorde të zeza që shqiptarët i vuajnë në kurriz. Mandati të ka sosur që ditën kur kalove lumin me votën e atyre që të besuan dhe u ktheve bërrylin. 

Me ndeshje të trukuara nuk ecet dot gjatë. Njerëzit e kanë marrë vendimin, mezi presin ta shpallin. Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.

Më herët Rama shkroi në Facebook se qeveria ka një mandat për të qeverisur Shqipërinë dhe kontrata është katërvjeçare./tvklan.al






Të ngjashme