Basha reagon për ligjin që lejon importin e plehrave
Projektligji “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, që kaloi dje me votat e maxhorancës në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese është cilësuar nga kryetari i Partisë Demokratike si një skemë mafioze dhe kriminale.
Këtë qëndrim Basha e ka mbajtur në mbledhjen e Grupit, me dyer të mbyllura. Një ditë më parë deputetët e opozitës në komision abstenuan votimin e projektligjit, që lejon importin e importin e mbetjeve për riciklim në vend.
Ligji për ndalimin e importin e plehrave ishte vendimi i parë që Edi Rama mori në zyrën e tij si kryeministër, më 22 shtator të vitit 2013.
Por që tre vjet më pas socialistët u tërhoqën nga vendimi i marrë pas ardhjes në pushtet./ TV KLAN