Basha: Reforma në Drejtësi kundër korrupsionit
Nga Brukseli ku mori pjesë në Samitin e Partisë Popullore Europiane të Ballkanit Perëndimor, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e quajti të rëndësishme implementimin e Reformës në Drejtësi, si rruga e domosdoshme për të hetuar zyrtarët e korruptuar.
Në takim drejtuesit e PPE-se vunë theksin te garantimi i shtetit ligjor, zbatimi i dekriminalizimit, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si kushte kryesore në rrugën e anetarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Tv Klan