Basha: Rexhepi, dhunues zgjedhjesh
Lulzim Basha iu përgjigj në Facebook Rexhep Rrajës, për fjalët që 24-vjeçari tha jashtë sallës së gjyqit.
“Para se të kthehej në përdhunues dhe torturues vajzash, Rexhep Rraja ishte dhunues zgjedhjesh. Pushteti që i ati dhe Edi Rama mbajnë me votat e vjedhura, e mbrojtën Rexhepin edhe kur përdhunoi”.
Ndërsa në një konferencë nga selia e Partisë Demokratike, Grida Duma tha se edhe rrëfimet e Xhisiela Malokut janë të orkestruara politikisht.
“Të gjithë u bëmë dëshmitarë sesa i pamëshirshëm është skenari i Edi Ramës për të sakrifikuar një vajzë të marrë peng nga bandat e tij, në mënyrë që t’u garantojë paprekshmëri këtyre banditëve që i sigurojnë pushtetin në Krujë dhe Fushë Krujë”.
Më herët zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa përmes një letre drejtuar Ambasadorit të Bashkimit Europian, Luixhi Soreka i kërkon që t’i sigurojë azil politik Xhisiela Malokut në një nga vendet e unionit.
Tv Klan