Basha: Rimbursim të ilaçeve për familjen në nevojë
Për t’i bërë me të prekshme akuzat e opozitës se qeveria në 3 vite ka mbjellë vetëm varfëri dhe papunësi, kryetari i demokrateve ka zgjedhur të vizitojë disa familje në Marikaj, që jetojnë me ndihmë ekonomike dhe kanë nevojë për mbështetje shëndetësore, që ata thonë se u mungon.
Basha premton se qeveria e tij do të jetë ndryshe dhe t’ju rimbursojë ilaçet 100%.
Ndërsa fermerëve të Marqinetit, Prezë, Domjeu tregoi për programin e tij për bujqësive që është i mbështetur thotë Basha në investimet në infrastrukturë dhe mbështetja e drejtëpërdrejtë me subvencione.
Me banorët dhe tregtarët e Vorës ka folur për uljen e taksave që sipas tij do t’i sillte ekonomisë 1 miliard euro xhiro më shumë në vit, por dhe rritje të punësimit.
Tv Klan