Basha: Shenjtërimi i Nënë Terezës, ditë e madhe për kombin shqiptar


Basha: Shenjtërimi i Nënë Terezës, ditë e madhe për kombin shqiptar

09:13 04/09/2016

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i pranishëm në ceremoninë e madhe të shenjtërimit të Nënë Terezës, e ka cilësuar 4 Shtatorin si një ditë të madhe për kombin shqiptar.

Nënë Tereza, gjak prej gjakut tonë do të jetë sot shenjtorja më e re e Kishës Katolike dhe frymëzim i mbarë qytetërimit ka thënë ai.

“Në Shën Pjetër, sot një ditë e madhe për kombin shqiptar! Nënë Tereza, gjak prej gjakut tonë do të jetë sot shenjtorja më e re e Kishës Katolike, frymëzimi ynë dhe i mbarë qytetërimit për t’ju përkushtuar ndihmës dhe shërbimit ndaj të varfërve, të pamundurve, të sëmurëve”,

ka shkruar Basha në Facebook./

tvklan.al






Të ngjashme