Basha vijon takimet me biznesin e vogël
“Dështimet e Ramës po u kushtojnë shtrenjtë qytetarëve”
Pas takimeve me biznesin e vogël në kryeqytet, kreu i opozitës Lulzim Basha takoi edhe tregtarë të qytetit bregdetarë të Durrësit.
Përfaqësues të biznesit të vogël thanë se pandemia ishte për ta një goditje akoma e madhe pas tërmetit, duke çuar në rënie të xhiros.
Kryedemokratit iu ankuan se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga qeveria.
Të tjerë thanë se janë mbytur nga faturat aforfe që u kanë ardhur ndonëse bizneset i kanë pasur të mbyllura për shkak të pandemisë.
Të njëjta shqetësime me kreun e opozitës ndanë edhe disa pronarë hotelesh e agjencish turistike, të cilët janë prekur rëndë nga izolimi për shkak të pandemisë.
Tv Klan