Basha: Shqiptarët më të varfër sepse janë vjedhur
Rama po grabit vendin për interesat e tij
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi sot Kryeministrin Edi Rama se ka varfëruar shqiptarët duke i vjedhur ata.
“Varfëria, papunësia, mungesa e mundësive vijnë nga grabitja që po i bëhet Shqipërisë nga Edi Rama me një grusht klientësh”, shkruan Basha në rrjetet sociale.
Sipas kreut të PD, çdo gjë që Rama ka premtuar, çdo gjë që ka thënë, ka qenë mashtrim me qëllim për të vjedhur.
Tv Klan