Basha: Shteti ligjor në rrezik nga oligarkia Rama – Meta


Basha: Shteti ligjor në rrezik nga oligarkia Rama – Meta

20:10 22/04/2014

bashaOpozita nuk do të lejojë interesat e oligarkisë në pushtet të marrin peng demokracinë dhe të ardhmen e shqiptarëve. Kështu u shpreh kryetari i opozitës, Lulzim Basha në një konferencë për shtyp  teksa foli për një plan të dyshes Rama –Meta që synon uzurpimin  e institucioneve dhe shkatërrimin e  konsensusit me opozitën.

Kreu demokrat e quajti të papranueshme refuzimin e transparencës nga qeveria për çështje madhore që lidhen me shqetësimet e opozitës për një përdorim të mundshëm të infrastrukturës së ushtrisë në trafikun e drogës.

Basha paralajëmroi krerët e mazhorancës se do të përballen me një aksion të fortë opozitar që nuk do të mbetet vetëm brenda dyerve të parlamentit.

Sipas kreut të opozitës, dyshja Rama-Meta jo vetëm që ka shpërfillur shqetësimet e opozitës, por ka injoruar edhe sugjerimet e ndërkombëtarëve, ç’ka është një kosto e madhe për të ardhmen europiane të vendit.

Tv Klan






Të ngjashme