Basha: S’ka dialog dhe kompromis me Ramën
Lulzim Basha shprehet i bindur se nuk do të ketë as dialog dhe as kompromis me Edi Ramën. Largimi tij ka thënë Basha në një takim në Vlorë është kusht i panegociueshëm i PD dhe opozitës së bashkuar.
Kreu i selisë blu ka ftuar qytetarët e Vlorës të marrin pjese masivisht në protestën e 13 Prillit përpara kryeministrisë për t’i dhënë fund kryeministrit ilegjitim dhe Shqipërisë së tij të pakicës.
“Nga beteja jonë pa kthim, do të fitojë Shqipëria e shumicës së shqiptarëve. Ajo e pakicës ka vetëm një vend, burgun dhe drejtësinë!”
– thotë Basha.
Tv Klan