Video/ Basha: Sot fakte të tjera tronditëse për ministrin Xhafaj
Një ditë pasi opozita publikoi dosjen për dënimin me 7.2 vite burg për trafik droge në Itali të Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, kreu i PD, Lulzim Basha tha nga foltorja e Kuvendit se sot do të ketë dokumente të tjera në drejtim të ministrit.
“Sot do të publikohen të vërteta tronditëse nga selia e PD lidhur me ministrin Xhafaj.
Sot me dokumente zyrtare, nga selia e PD Famir Xhafaj, në detyrën e tij si kryetar i Komisionit të Reformës në Drejtësi ka ndryshuar përmes falsifikimit të dokumenteve zyrtare Kodin e Procedurës Penale për ti siguruar imunitet vëllait të tij, Agon Xhafaj.
Fatmir Xhafaj është vetë koka, është vetë peshku i madh. Koka e një prej familjeve mafioze, ku vëllai bën trafikun e kokainës dhe ai vetë falsifikon ligjet për të mbrojtur vëllain e tij kriminel nga burgu. Fatmir Xhafaj është kriminel i pandëshkuar e ka shndërruar Vlorën në kryeqytetin mesdhetar të kokainës. Agron Xhafajn e thërrasin trafikantët, Pashain e Vlorës sepse ka nën urdhrat e tij policinë.
Xhafaj mohoi dënimin e vëllait të tij për trafik droge dhe tha se kjo është një çështje e sajuar nga opozita. Ndërkohë që dje PD publikoi vendimin dhe dosjen e plotë të dënimit të Agron Xhafajt me 7 vjet dhe 2 muaj. Në mbrëmje Xhafaj tha se vëllai i tij ishte në vendin e gabuar. Faktet tregojnë se vëllai i Xhafajt vepronte në disa shtet dhe merret me heroinë, kokainë dhe marijuanë”.
Seanca pelanare u ndërpre për disa minuta, pasi opozita u mblodh tek foltorja e Kuvendit, pas ndërprerjes së fjalës të Lulzim Bashës nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruç
i.
/
tvklan.al