Basha takim me zyrtarët e FMN: Situata dramatike
Në një takim që pati me shefen e misionit të FMN-së për Shqipërinë, Anita Tuladhar dhe përfaqësuesin e FMN-së në vendin tonë Jens Reinke, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se situata është dramatike në të gjitha aspektet e jetës së vendit.
Shkak sipas tij është korrupsioni, kapja e shtetit nga një grusht oligarkësh dhe individësh me rekorde kriminale, drogës, gjobave dhe arbitraritetit të tatimoreve, gjë që sipas tij ka sjellë mbylljen e mijëra bizneseve, varfërim të përditshëm të shqiptarëve, rritje të përdoruesve të lëndëve narkotike dhe një situatë depresive për shoqërinë.
Basha thotë se taksat u rritën, informaliteti është në nivelet më të larta dhe transparenca është në nivelet më të ulëta historike. Sipas Bashës paratë e drogës janë të destinuara për të korruptuar funksionarë të shtetit dhe për të blerë votat./ TV KLAN