Basha takohet me Drejtorin për Europën Jug-Qendrore në DASH
Krimi, korrupsioni, droga, zgjedhjet e lira e të ndershme, si dhe dekriminalizimi ishin disa nga shqetësimet që Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndau me Drejtorin për Europën Jug-Qëndrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Mathew Palmer.
Për kreun e opozitës sfida më e madhe është garantimi i zgjedhjeve të lira, në kushtet kur procesi zgjedhor sipas tij kërcënohet nga droga dhe kriminelët me mbeshtetje qeveritare.
Në njoftimin e shpërndarë nga Zyra e Shtypit thuhet se Basha konfirmoi mbështetjen e Partisë Demokratike për të ardhmen europiane të vendit dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi.
Nga ana e tij, Drejtori për Europën Jug-Qëndrore në Departamentin Amerikan të Shtetit theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ndjekin me shumë kujdes zhvillimet në Shqipëri dhe se ata kanë gjithmonë nën vemendje dhe monitorim proceset zgjedhore dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Tv Klan