Basha: Qeveria nuk po mbështet fermerët
Kreu i PD, takime në Divjakë e Karbunarë
Fermerët e Divjakës dhe Karbunarës ankohen se po falimentojnë nga mungesa e mbështetjes së shtetit dhe konkurrencës së padrejtë që po ju bëhet nga produktet e importit.
Në bashkëbisedim me kreun e opozitës, fermerët e 2 zonave më të mëdha prodhuese në Lushnje, thonë se nuk i njohin subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë. Masat AntiCovid sipas tyre e kanë përkeqësuar edhe më tej tregtimin e produkteve.
Premtimi i Bashës është se qeveria e tij do të jetë në mbështetje të tyre dhe oligarkëve.
Tv Klan