Basha takohet me Kryeparlamentarin e Maqedonisë


Basha takohet me Kryeparlamentarin e Maqedonisë

15:56 21/12/2017

Gjatë qëndrimit në Tiranë, Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferri u prit edhe nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Basha tha se Partia Demokratike e ka interesin e shqiptarëve dhe interesin kombëtar, në krye të qëndrimeve dhe vokacionit të saj politik.

Përmbushja e plotë e Marrëveshjes së Ohrit me avancimin e mëtejshëm të të drejtave të shqiptarëve dhe gjuhës shqipe sipas kreut të demokratëve  është rruga drejt sigurisë dhe stabilitetit në Maqedoni dhe më gjerë në rajon.

Partia Demokratike, theksoi Basha, do të vazhdojë të mbështesë pa u kursyer procesin e integrimit të Maqedonisë në NATO.

Tv Klan






Të ngjashme