Basha takohet me shefen e re të FMN
Për më shumë se dy orë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka njohur shefen e re të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, Anita Tuladhar, me gjendjen e rëndë ekonomike, që sipas tij, po kalon vendi si pasojë e keqqeverisjes.
Pas takimit, Basha i shoqëruar nga Deputeti Florion Mima tha për mediat se përkeqësimi i klimës së biznesit, koncesionet korruptive dhe kontrabanda në dogana ishin në qendër të takimit me shefen e FMN -së.
Por këtë takim, Basha tha se e kishte shfrytëzuar për të njohur shefen e FMN -së, edhe me programin që Partia Demokratike ka për të nxjerrë vendin nga kriza.
Prej më shumë se një jave, Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar ndodhet në Shqipëri, ku në fokus të diskutimeve me përfaqësues të lartë të institucioneve financiare është rishkimin e buxhetit dhe paketa fiskale që qeveria do ta miratojë në muajin Korrik.
Tv Klan