Basha: 25 Prilli, parakusht për ndryshimin
“Zgjidhja në duart e rinisë”
25 Prilli për Lulzim Bashën do të ketë fytyrën e të rinjve, pasi ndryshimi thotë se është në dorën e tyre. Veten e sheh prijës të këtij misioni, të cilin e konsideron plotësisht të mundur për të sjellë rrotacionin e pushtetit si një domosdoshmëri kombëtare.
“25 Prilli është parakusht për të ndryshimin”.
“Misioni kryesor i imi nesër është t’ju hap rrugën. Që ju qe të merrni në dorë fatet e kombit!”
Të rinjtë zgjidhjen e shohin tek emigracioni, por Lulzim Basha pati një apel për studentët, të cilët folën me shqetësim se e kanë të pamundur gjetjen e një pune në profesionin që janë shkolluar.
“Zgjidhja nuk është të ikni por ta zgjidhim problemin. Ndryshimi në duart tona nuk vjen duke i ik problemit. Kështu nuk vazhdohet më, kupa është mbushur dhe 25 Prilli është dita që këtë konstatim ta kthejmë me votë”
I vetmi shans për ndryshim tha se është Partia Demokratike, e cila në planin e saj ekonomik sipas kreut të opozitës i jep zgjidhje rimëkëmbjes së ekonomisë dhe hapjes së vendeve të reja të punës.
Sipas kryedemokratit në 8 vite qeverisje, Kryeministri Rama braktisi premtimet, si dhe varfëroi qytetarët duke i çuar taksat e shqiptarëve në xhepat e klientëve të qeverisë për kontrata e PPP korruptive.
Tv Klan