Basha me studentët: Rama, 8 vite premtime të pambajtura


Basha me studentët: Rama, 8 vite premtime të pambajtura

14:11 29/12/2020

Kreu i PD kujton 300 mije vendet e punës, shëndetësinë falas, çmimin e naftës

 “Dy rrugë ka. Ose të bëhemi të gjithë bashkë e të ndryshojmë Shqipërinë, ose ta dorëzojmë vendin në duart e të keqes”

Për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dështimi i qeverisë Rama në mbajtjen e premtimeve është më se e mjaftueshme për të kërkuar ndryshim politik në 25 prill. 

 “300 mijë vende pune, ku i ke? Shëndetësi falas, ku e ke? Do të ul taksat për 97% të shqiptarëve, ku i ke? Do të ul çmimin e energjisë, e rriti. Do të ul çmimin e naftës, e rriti. Dhe atë që se ka bërë dot për 8 vite tani premton që do ta bëjë për 4 vitet e ardhshme”.

Rritjen e pagës së mësuesve me 15% prej 1 Janarit Basha e cilëson vetëm simbolike. Gjatë takimit me studentë në vështirësi ekonomike, ai prezantoi planin e Partisë demokratike për arsimtarët. 

“Sfida e parë e qeverisjes të pas 25 prillit, është që mësuesit shqiptarë nga më të nënpaguarit të rajonit, të paktën të barazohen pagat me mesataren e rajonit”.

Basha premtoi se pas 25 prillit synohet jo vetëm ndryshimi i karriges, por I një vizioni që e vendos politikën në shërbim të popullit e jo vetëm të një grupi njerëzish.

Tv Klan






Të ngjashme