Basha takon ambasadorin holandez, zbardhet për çfarë kanë diskutuar
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, është takuar këtë të shtunë me ambasadorin holandez, Reinout Vos. Basha tha se ka diskutuar me ambasadorin mbi sfidat e Shqipërisë në procesin e integrimi. Po ashtu ka ndarë me të shkeljen e standardeve për zgjedhjet në Shqipëri.
“Mirëprita ambasadorin holandez Reinout Vos. Diskutuam mbi sfidat e Shqipërisë në procesin e integrimit. Ndava shqetësimin për shkeljen e çdo standardi për zgjedhjet në Shqipëri siç dëshmon dhe raporti i ODHIR, për korrupsionin, lidhjet e politikës me krimin dhe trafiqet. Të angazhuar për të bashkëpunuar për realizimin e standardeve që përmirësojnë jetët e shqiptarëve”, njoftoi Basha./tvklan.al