Basha takon eurodeputetët Kukan e Fleckeinstein


Basha takon eurodeputetët Kukan e Fleckeinstein

12:31 20/05/2016

Dy ditë pasi u shpreh se kishte marrë garancinë nga klasa politke për miratimin e Reformës në Drejtësi, eurodeputet Knut Fleckenstein, i shoqëruar nga Eduard Kukan, u takua me kryetarin e Partisë Demokratike. Por, Lulzim Basha u tha atyre se pengesë për

Reformën nuk ishte opozita.

 “Mazhoranca duket se sa e do reformën. Ne i kemi bërë propozimet tona dhe presim që dialogu  politik të ndihmohet nga faktori ndërkombëtar.Ne jemi për një reformë që nuk mbron Koçot, Shullazët apo Balilajt dhe me ndërkombëtarët kemi patur dakordësi të plotë”.

Basha tha se i kishte informuar dy të dërguarit e Parlamentit Europian edhe me mozbatimin e ligjit nga ana e mazhorancës. Gishtin e akuzave Basha e ngriti mbi Kryeminsitrin dhe Ministrin e  Brendshëm.

 “Shqetësimi më i madh që ngrita është problem i zbatimit të ligjit. Shqipëria ka një ligj antimafia që kërkon sekuestrimin e pasurive të krimit të organizuar, por ne kemi një ministër që jo vetëm nuk sekuestron pasuritë e krimit të organizuar, por merr në telefon dhe u thotë nuk e keni nga mua, kemi një Elvis Rrosh që kërcënon dhe kryeministri që hesht dhe aprovon. Ky kryeministër ka dëshmuar që është në shtrat me krimin”

ka thënë Basha.

Reforma zgjedhore ishte një tjetër shqetësim që kreu i demokratëve tha se ndau me dy eurodeputetët, teksa theksoi se ajo mbetet parakusht për çdo reformë tjetër.

Tv Klan






Të ngjashme