12:31 15/04/2014Në konferencën “Shqipëria, 5 vjet anëtare e NATO-s, kryetari i opozitës Lulzim Basha ngriti shqetësimin se qeveria shqiptare po i ikën vullnetit për të ruajtur integritetin e istitucioneve të pavarura. Kreu i demokratëve solli si shembull tentativën e ministrisë së Mbrojtjes për t’i hequr kompetencat presidentit të Republikës përmes ndryshimeve në projekligjin për ushtrinë.Basha kërkoi që Ministria e Mbrojtjes të jetë transparente dhe të mos heshtë përballë shqetësimeve që lidhen me Forcat e Armatosura dhe imazhin e Shqipërisë në NATO.Por ministria Kodheli garantoi se qeveria nuk do të keqpërdorë në asnjë rast ushtrinë dhe kërkoi që politika të mos ushtrojë presion ndaj Forcave të Aramatosura.Kjo deklaratë e Ministres Kodheli vjen vetëm një ditë përpara seancës dëgjimore të kërkuar nga deputetët e opozitës në komisionin e sigurisë lidhur me shqetësimin për përdorimin e mundshëm të infrastrukturës së Forcave të Armatosura në trafikun e lëndëve narkotike. Në të njëjtën kohë Ministrja Kodheli i ka kërkuar përmes një letre Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, që të prononcohet nese ka nisur apo jo një hetim mbi akuzat e deputetëve të Partisë Demokratike mbi këtë cështje dhe te ndalë propagandën antiqeveritare të opozitës.