Basha: Të rishihet skema e garancisë sovrane


Basha: Të rishihet skema e garancisë sovrane

17:10 06/10/2020

Qeveria të zbatojë planin me pesë pika të opozitës

“E domosdoshme t’i jepet fund fjalëve boshe dhe të rishikohen kushtet e garancisë sovrane”.

Për Lulzim Bashën ky është edhe shqetësimi kryesor, me të cilin po përballet aktualisht biznesi prodhues vendas. Ndaj Kryeministrit i sugjeroi sërish nga Fushë-Kruja të marrë në konsideratë planin e tij 5-pikësh për 6 muajt në vijim, duke hequr dorë nga çuarja e parave tek klientët e qeverisë.

“Bizneset mezor po mbajnë kokën mbi ujë, sepse të dhënat tregojnë se afro 61% del fit e fit dhe 40% me humbje. Tani është kohë që shteti t’i ndihmojë. Sipas analizës sonë, kanë përfituar ata të përhershmit që populli i quan oligarkë po ata s’janë ekonomia, shkatërrojnë konkurrencën dhe vendet e punës”.

Qeverinë e akuzon se në vend të mbështesë financiarisht të papunët, paratë e shqiptarëve i ka çuar për fasada.

Pas 25 Prillit shprehet besimplotë se shqiptarët do zgjedhin alterenativën dhe programin ekonomik të demokratëve, që sipas Bashës ofron taksa të ulta, punësim dhe rimëkëmbje të ekonomisë.

Tv Klan






Të ngjashme