Basha: Teknologjia në zgjedhje, jo çështje kohe
Partia Demokratike nuk tërhiqet nga kushti i saj i panegociueshëm për votimin e numërimin elektronik si dhe identifikimin biometrik në zgjedhjet e 18 qershorit.
Pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të KQZ-së se nuk mjafton koha për përdorimin e teknologjisë në këto zgjedhje kreu I opozitës thotë se ajo që mungon është vullneti politik.
Lulzim Basha, Kryetar i PD-së: Çështja e votimit elektronik nuk është heshtje kohe por vullneti që askush të mos votoje për të, s’ka futje duarsh në vullnetin e qytetareve siç votohet dhe numërohet, zëri i qytetarëve dëgjohet.
Çështja e zgjedhjeve të lira e të ndershme ishte në qendër të rezolutës për Shqipërinë që u miratua nga Asambleja e Partive Popullore Europiane, ku merr pjesë edhe kryetari i opozitës Basha.
Në unanimitet Asambleja e PPE-ve bën thirrje për aprovimin me konsensus të reformës zgjedhore si dhe për zbatimin e ligjit për dekriminalizmin e politikës dhe kërkon masa urgjente kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës./ TV KLAN