Basha thumbon Ramën: Duhet t’i ruhesh politikanit që… (Video)


Basha thumbon Ramën: Duhet t’i ruhesh politikanit që… (Video)

22:46 02/11/2018

Kreu i opozitës Lulzim Basha është ndër politikanët që i qëndron besnik kostumit dhe që nuk luan me veshjen. Duke marrë shkas nga kjo, ishte drejtuesi i emisionit Arian Çani, ai i cili pyeti Bashën lidhur me stilin e veshjes.

Kreu i opozitës tha se stili i tij është klasik dhe sipas tij duhet t’i ruhesh politikanit që mundohet të impresionojë përmes ndryshimeve trendi të pamjes së jashtme.

Arian Çani: Ti ke mbaruar në Holandë. Po përse vazhdon të mbash këtë look? Si ka mundësi që vazhdon të jesh stoik në këtë pjesë, stilit klasik?

Lulzim Basha:

Unë kam stilin tim që është stili klasik. Pra, mund të thuash që nuk është cool, por është dhe cool kur është brenda klasikut. Tani trendi është dicka për rininë dhe rinia mund ta ndjekë trendi. Kur vjen në një moshë të maturuar, unë ndjek një qëndrim që burrin nuk e bën veshja, aq më pak politikanin e bën veshja. Madje ta çoj një hap më tutje, duhet t’i ruhesh politikanit që mundohet të impresionojë përmes ndryshimeve trendi të pamjes së jashtme…

Arian Çani: Ed Rama zakonisht e bën… Gjithmonë surprizon, ai në çdo moment është duke i bërë njerëzit të kthejnë kokën.

Lulzim Basha:

Paraqitja e politikanit duhet të jetë korrekte. Në Europë rëndësi ka dimensioni shpirtëror i politikanit. Ata që fshihen pas veshjes, i shkaktojnë drama popullit të tij. Ajo është një armë për të hequr vëmendjen nga ajo çfarë po ndodh. Është tipike e tij të fshihet. Kjo nuk është estetikë, është t’i ikësh thelbit. Sa më kameleon të jetë politikan, aq më të mëdha janë dramat dhe kundërshtari im politik është shembull për këtë

.

/tvklan.al






Të ngjashme