Basha: Vënia e Tahirit para drejtësisë, beteja me jetike për shqiptarët


Basha: Vënia e Tahirit para drejtësisë, beteja me jetike për shqiptarët

17:14 31/10/2017

Vënia e Tahirit para përgjegjësisë është beteja më jetike për shqiptarët

”, sipas kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në një postim në rrjetet sociale, kryedemokrati tha se beteja  për dekriminalizimin e shtetit, “për vënien para drejtësisë të Sajmir Tahirit si mbështetësi dhe përfituesi i trafikut të drogës është sot beteja me jetike për shqiptarët.”

Si arsye për këtë Basha përmend faktin se

“krimi ka kapur shtetin, varfëria dhe mjerimi ka pushtuar anembanë vendin, papunësia dhe pamundësia po shtyn drejt emigrimit mijëra të rinj e intelektualë.

Ai tha se opozita është në krahun e njerëzve, ndërsa Rama dhe qeveria e tij janë të zhytur në krim dhe të kapur nga krimi, janë problemi dhe jo zgjidhja.

Në vazhdim, Lideri i opozitës akuzoi se politika e Ramës ka çuar 30 mijë biznese drejt falimentimit, mbylljes se mijëra vendeve të punës, rritjen e çmimeve dhe zhytjen e shqiptareve ne varfëri.

Politika e Ramës beri qe 30% e familjeve shqiptare nuk sigurojnë dot bukën e fëmijëve, 39% e shqiptareve nuk paguajnë dot faturën e dritave dhe ujit, 43% e familjeve nuk sigurojnë dot ngrohjen për fëmijët.

”/tvklan.al






Të ngjashme