Basha vijon fushatën kundër vendosjes së TVSH-së


Basha vijon fushatën kundër vendosjes së TVSH-së

15:43 18/10/2017

Futja në skemën e TVSh-së edhe e biznesit të vogël nga qeveria, për kreun e demokratëve çon në falimentimin e këtyre sipërmarrjeve si dhe rritjen e çmimeve për konsumatorin.

Nga Kavaja ku u takua me pronarë të biznesit të vogël, Basha prezantoi platformën e Partisë Demokratike që sipas tij synon t’i japë frymëmarrje kësaj kategorie.

Lulzim Basha:

“Ne duam që biznesi nën 12 milionë lekë të reja për vit të mos paguajë fare TVSH. Vër pullën tek dera, punoni, t’i shërbeni njerëzve, mallrat e konsumit t’i shisni me çmime të arsyeshme dhe të nxirrni bukën e gojës, sepse vetëm për bukën e gojës punoni apo jo”?

Prej disa ditësh kreu i demokratëve ka nisur një fushatë kundër vendosjes së TVSH-së për biznesin e vogël, duke hedhur poshtë pretendimet e qeverisë se përfshirja në këtë skemë edhe e kësaj kategorie bëhet në kuadër të luftës kundër evazionit fiscal dhe informalitetit.

Tv Klan






Të ngjashme