Basha viziton të plagosurit nga shpërthimi i rafinerisë


Basha viziton të plagosurit nga shpërthimi i rafinerisë

10:26 11/11/2016

Kryetari i Partisë Demoraktike, Lulzim Basha, vizitoi sot të lënduarit nga shpërthimi i rafinerisë së Ballshit, që po marrin mjekim në spitalin e Diegie – Plastikës në Tiranë.

Në një prononcim për gazetarët, Basha shprehu ngushëllimet për familjen e punëtorit që humbi jetën, 40 – vjeçarit Shkëlqim Muça, ndërsa i uroi shërim të shpejtë të plagosurve. Kreu i PD falenderoi gjithashtu stafin mjekësor për ndihmën që u kanë dhënë të lënduarve.

Basha foli edhe për mungesën e sigurisë në punë dhe privatimin e kësaj rafinerie, për të cilën tha se është dyshuese.

Kreu i opozitës nuk i kurseu akuzat për Kryeministrin Rama, për të cilin tha se i ka braktisur qytetarët e i ka lënë në mëshirë të fatit.

“Dy prej tyre janë në moshë të thyer dhe kanë marrë plagë të rënda. Dua të falenderoj personalin mjekësor dhe mjekët që u kanë ardhë në ndihmë dhe për të gjitha përpjekjet e tyre. Dua t’i shpreh ngushëllimet familes së babait të 5 fëmijëve dhe të plagosurve, shërim sa më të shpejtë.

Siguria në punë ishte një ndër çështjet që diskutuam ditën e djeshme në Mallakastër me strukturat e PD. I sigurova dje dhe do t’i sigurojmë që do t’i shkojmë deri në fund këtë çështje.

Ne kemi ngritur shqetësimet dhe dyshimet tona të këtij privatizimi të Armos, kemi dyshime për këto përfitime dhe ku shkojnë ato. Kemi dyshimin tonë të madh për shfrytëzim të krahut të punës. Kemi porositur para dy javësh një Komision për këtë çështje.

Dua të shpreh edhe një herë ngushëllimet për babain e 5 fëmijëve dhe shërim të shpejtë të lënduarve.

Naftarët janë të braktisur të harruar, njësoj si të përmbyturit. Është një kryeministër që ka lënë në mëshirë të fatit qytetarët, por ne jemi këtu dhe do të jemi këtu që sëbashku me qytetarët për të vërtetat, që nuk mund të fshihen. Rama e ka braktisur këtë vend dhe rend pas pasurive personale e ekspozitave”,

  tha Basha./tvklan.al






Të ngjashme