Basha: Vlora, qyteti i premtimeve të pambajtura


Basha: Vlora, qyteti i premtimeve të pambajtura

19:54 09/12/2020

“Rama braktisi vlonjatët, duhet qeveri e përgjegjshme”

Ndonëse Vlora është qarku që ka përfituar nga investimet e rilindjes urbane, shitësit ambulantë të qytetit bregdetar ankohen për kushtet në të cilat duhet të përballen cdo ditë në tregun e improvizuar nga pushteti lokal.

Lulzim Bashës me të cilin u takuan,  ata I folën me shqetësim se tregtojnë jashtë cdo standardi, ndërkohë që janë taksapagues të rregullt.

“Nuk kemi as kushte, asnjë gjë. Jemi në mëshirë të Allahut”

“Po rrimë për bukën e gojës. Jemi bërë ujë. Kemi ardhur që në orën 4, do vemi ujë në shpi. “

“Kam 30 vjet paguaj taksa. Duam treg”

Vlora sipas Bashës është dëshmi e premtimeve të pambajtura të qeverisë dhe se pas ardhjes në pushtet kryedemokrati premton kufizim të mandatit të Kryeministrit.

Ju në Vlorë ia keni pirë lëngun premtimeve të pambajtura. Nga deputeti i parë, kryeministri tek kryetari i bashkisë shohin vetëm interesat e tyre prandaj është gjendja kështu. Kush nuk i bën dot punët për 8 vite, nuk ka fytyrë, nuk ka gojë të kërkojë edhe 4 vite të tjera

Krahas tregtarëve, Basha u takua edhe me një grup pensionistësh, të cilët folën folën me shqetësim për situatën ekonomike dhe mos përballimin e kostove shtesë të pandemisë.

“Po të shohësh pensionet sot janë qesharake”.

S’na ka dhënë asnjë ndihmë. Na thonin vetëm mos dil jashtë kur një maskë ishte 2500 lekë. Cili ishte ai pensionist që mund ta blinte?”

Basha tha se nevojitet  një ndryshim që duhet ta sjellin me votë masive shqiptarët. “Largimi i të keqes është hapi i parë që i bashkon të gjithë, të djathtë e të majtë”.

Tv Klan






Të ngjashme