Bashkëjetesa me plehrat (14 Qershor 2000)


Bashkëjetesa me plehrat (14 Qershor 2000)

14:31 14/06/2000

Pranë Medresesë ka plasur sherri mes pallateve. Një palë nuk e lë tjetrën të hedhë plehrat poshtë dritares së tyre. 90 familje hedhin mbeturinat e përditshme këtu ndërsa kazani është zhdukur prej kohësh. Sipas banorëve atë e ka hequr një pronar dyqani. Një herë ata janë mbledhur të gjithë dhe vunë kush tre kush pesë mijë lekë. Paguan një makinë e cila ua largoi një herë hedhurinat por nuk u duk më pastaj.

Ndërkohë që vapa po vazhdon mizat dhe mushkonjat janë shtuar pak si tepër ndërsa era e thartirës shëtit sa në tryezën e bukës aq edhe në dhomat e gjumit. Kanë provuar dhe me metodën e Bashkisë me djegie, por tymi dhe bloza i kanë helmuar më keq se pisllëku. Qytetarët shprehen se nuk mbushen dot me ajër.

Bashkë me temperaturën këtu përditë rritet dhe rreziku i një sherri masiv pasi banorëve të këtij pallati u kanë ardhur në majë të hundës plehrat ndërsa pallatet përreth nuk kanë se ku t’i hedhin tjetër plehrat e tyre./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme