Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë (2009)


Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë (2009)

Autori: Blendi Fevziu

22:40 08/01/2009

Bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri është historik. Shqipëria dhe Kosova tashmë bashkëpunojnë si dy shtete të pavarura dhe sovrane.

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan Sali Berisha dhe Hashim Thaçi  përmes dy studiove të ndryshme kanë folur për bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Shqipëria në të gjitha takimet me ndërkombëtarët ka përfaqësuar më së miri çështjen e Kosovës. Ka luajtur rol aktiv për njohjen e Kosovës, por dua të theksoj se tashmë Kosova është shtet i pavarur dhe ka edhe diplomaci të suksesshme. Nëse nuk do të kishim diplomaci të suksesshme nuk do të shpallnim dot Kosovës shtet të pavarur dhe demokratik. Kosova do të ketë sukses dhe do të njihet në gjithë botën”, tha Thaçi.

“Ne jemi thellësisht të interesuar që të kemi projekte të përbashkëta me Kosovën. Së p[ari po punohet për lidhjen e përbashkët në energji, jemi në diskutim për një Tec të përbashkët dhe ky nuk mund te jetë projekt shumë i shpejtë”, tha Berisha./tvklan.al  


Studio në Tiranë të ftuar: Sali Berisha, Mentor Nazarko, Blendi Kajsiu.

Studio në Prishtinë:
Hashim Thaci, Berat Buzhala, Mentor Shala, Ramush Tahiri.






Të ngjashme