Bashkëshortja i shpreh dashurinë publikisht Gëzim Nikës (Video)
Ai është një personazh që gjithë jetën e tij ia ka kushtuar muzikës popullore. Bëhet fjalë për këngëtarin e mirënjohur Gëzim Nika.
Por përveç karrierës 35-vjeçare në muzikë këngëtari foli sot në emisionin “Rudina” edhe për familjen e tij. Gjatë emisionit ai po ashtu i bëri një deklaratë dashurie bashkëshortes së tij, Angjelina.
https://youtu.be/3giQko6MG0A?t=20m21s
“Unë kam qenë i martuar kur jam larguar nga Shqipëria, e dua shumë gruan time, e dua me zemër. Ajo ka qenë 16 vjeç kur ne jemi martuar dhe unë nuk i kisha bërë 20. Ishim shumë të rinj, por ia kemi kaluar mirë deri tani, besoj edhe pjesën tjetër të jetës do ta kalojmë shumë mirë. Angjelina të dua shumë. Ne kemi edhe 3 fëmijë të mrekullueshëm bashkë”,
tha Nika.
Menjëherë pas deklaratës së tij këngëtari është surprizuar me një videomesazh nga bashkëshortja e tij Angjelina e cila teksa i shprehu dashurinë tha se kjo ishte deklarata e saj e parë publike për bashkëshortin.
“Gëzim Nika nuk e kam harruar derën e ballkonit hapur që të ikin macet, i kemi tek shtëpia. Ndihem e privilegjuar që jam bashkëshortja jote, kemi tre fëmijë të mrekullueshëm bashkë. Je bashkëshort i mirë, je edhe burrë i mirë dhe mbi të gjitha je shoku im më i ngushtë. Kemi shumë vite bashkë dhe është hera e parë që po ta shpall dashurinë publikisht. Je burri im Gëzim, bona ç’bona ta thash. Të dua dhe po të presim tek shtëpia”,
tha Angjelina e cila në videomesazh ishte bashkë me djalin e tyre Jason.
I emocionuar nga videomesazhi këngëtari falenderoi drejtuesen e emisionit Rudina Magjistari për lidhjen përmes videove teksa shtoi se është krenar për bashkëshorten e tij.
/tvklan.al