Bashkësia e Romëve të Shqipërisë përkujton ditën e romëve (9 Prill 2001)


Bashkësia e Romëve të Shqipërisë përkujton ditën e romëve (9 Prill 2001)

15:54 09/04/2001

Bashkësia e Romëve të Shqipërisë në bashkëpunim me Fondacionin Soros janë mbledhur të kujtojnë ditën kombëtare të tyre. Në të gjithë Shqipërinë jetojnë 150 mijë romë. Kjo ditë përkon me 30-vjetorin e kongresit kombëtar internacional të romëve. Qëllimi i mbledhjes së përvitshme të tyre është mbrojtja e identitetit, historisë, kulturës dhe muzikës.

Shoqata Amarodrom që do të thotë dita jonë, kërkon të drejta të barabarta dhe liri veprimi si dhe është kundër goditjeve raciale dhe diskriminit të kësaj shoqërie./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme