Bashkia e Durrësit aksion për eliminimin e qenve rrugaçë – (28 Prill 2001)


Bashkia e Durrësit aksion për eliminimin e qenve rrugaçë – (28 Prill 2001)

15:43 28/04/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Aksion për eliminimin e qenve rrugaç në Durrës. Qytetarë durrsakë, nëse këto net do dëgjoni krisma të vazhdueshme armësh pranë banesave, mos u trembni, janë efektivët e grupeve të gatshme të policisë, që eliminojnë qentë në rrugë, së bashku me gjuetarët e licencuar për këtë punë. 400 mijë lekë të reja do t’i kushtojë Bashkisë së Durrësit ky aksion.

Sektori i veterinarisë së bashkisë, ka disa kohë që kërkonte në këshillin bashkiak një ndërhyrje të tillë, sepse qentë e rrugës ishin shtuar shumë. Turmat e qenve kishin filluar të ktheheshin në rrezik për sigurinë e kalimtarëve. Vetëm brenda një nate janë ekzekutuar rreth 70 qenë rrugësh. Qentë e vrarë do të digjen ose groposen nga bashkia për të evituar shpërndarjen e sëmundjeve./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme