Bashkia e Durrësit nis përgatitjet për sezonin e ri turistik – (11 Maj 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Pushteti lokal në Durrës, ka filluar të marrë masa për të pritur pushuesit. Ekskavatorët e ndërmarrjes komunale, kanë disa ditë që po transportojnë masat e mëdha të leshterikut që deti Adriatik ka nxjerrë gjatë dimrit. Pastrimi i bregut ka filluar, që në stacionin e parë Teuta dhe do të vazhdojë deri në Plepa. Por përgatitjet për fluksin e pushuesve kanë filluar dhe në drejtorinë e parkut të shërbimit urban. Në qoftë se në periudhat normale në linjën Durrës-Plepa lëvizin 8 autobusë në orë, në ditët e fundjavës, si dhe në muajt e verës numri i urbanëve do të shkojë 12 në orë./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego