Bashkia e Elbasanit në konflikt me familjen Mahmuti – (31 Mars 2001)


Bashkia e Elbasanit në konflikt me familjen Mahmuti – (31 Mars 2001)

09:04 31/03/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Polemika të ashpra mes bashkisë së Elbasanit dhe familjes Mahmuti. Shtatë pjesëtarë të kësaj familje kërcënojnë të futen nesër në grevë urie, nëse bashkia e Elbasanit nuk anulon urdhrin për mbylljen e një markate tregtare, për të cilin familja Mahmuti thotë, se e ka ngritur me shpenzimet e veta. Zoti Mahmuti thotë:

Unë i kam bërë një peticion bashkisë, në mes të qytetit, me të cilën vë në dijeni të gjithë komunitetin e qytetit të Elbasanit, brenda datës 1 Prill, në qoftë se nuk e sqarojnë dhe markata do jetë e mbyllur, atëherë unë dhe gjithë familja ime do ngujohemi në grevë urie”.

Fshatarët që shesin këtu, janë në krah të familjes Mahmuti. Ata thonë se nuk kanë vend tjetër ku të tregtojnë. Ndërsa bashkia argumenton se familja Mahmuti, nuk ka të drejtë të shesë në ambiente publike dhe për më tepër të vjeli taksa. Familja Mahmuti e ka publikuar thirrjen drejtuar bashkisë në fasadën e teatrit Skampa në qendër të qytetit./tvklan.al






Të ngjashme