Bashkia e Fierit, rikonstruksion rrugëve të qytetit (25 Mars 2001)


Bashkia e Fierit, rikonstruksion rrugëve të qytetit (25 Mars 2001)

14:43 25/03/2001

Bashkia e Fierit ka vendosur të ndërhyjë përsëri për rikonstruksionin e trotuareve të qytetit. Pasi ka përfunduar të shtruari 2800 metra katrorë trotuar vitin e kaluar, ka qenë një fond tjetër përsëri nga bashkia për të rinisur menjëherë nga puna shtrimin e trotuareve në dy anët e rrugëve kryesore të qytetit. Janë 11 milionë lekë të reja që do të ndryshojnë gjithë pamjen e Fierit.

Do të jenë 9 mijë metra katrorë trotuare të cilat do të shtrohen nga dy brigada specialistësh të ndërmarrjes komunale. Vetëm për 10 ditë janë shtruar 900 metra katrorë trotuarë. Në fondin e çelur nga Bashkia janë punësuar për rreth 6 muaj 32 punëtorë. Ndërkohë Bashkia ka çelur një fond edhe për disa rrugë të qytetin me vlerë 8 milionë lekë ku vetëm 4 milionë do të marrë unaza e qytetit. Fundi i muajit mars do të jetë dita e fillimit të punimit të këtyre rrugëve./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori






Të ngjashme