Bashkia e Lezhës nis rikualifikimin e fasadave të pallateve dhe dy urave në lumin Drin
Nënkryetari i bashkisë: Punimet po zhvillohen në disa lagje, investimet do të kenë impakt tek turistët
Bashkia e Lezhës ka rikualifikuar fasadat e pallateve dhe dy urave në lumin Drin. Prej disa muajsh lagjet e qytetit të Lezhës po i nënshtrohen punimeve, sa i takon përmirësimit të fasadave, vendosja e çative, sistemimi i ambienteve të gjelbra dhe infrastruktura e nevojshme që krijon kushtet e duhura për qytetarët.
Lidhur me punimet që po kryen në këtë qytet, ka folur nënkryetari I Bashkisë, Ermal Pacaj, i cili thotë se investimet do të kenë impakt dhe tek turistët që vizitojnë Lezhën.
Qytetarët shprehen të kënaqur për transformimin që po pëson qyteti, dhe përmirësimin e këtyre fasadave që ishin kthyer në një gangrenë.
Lezha vizitohet vazhdimisht nga turistë vendas dhe të huaj, ndaj përmirësimi i infrastrukturës së rrugëve dhe asaj panoramike mbetet në fokus nga ana e organeve vendore.
Klan News