Bashkia e Peqinit kërkesë qeverisë për rrugët e prishura të qytetit – (25 Prill 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Këshilli bashkiak i Peqinit, në emër të dhjetë mijë banorëve të këtij qyteti, i është ankuar instancave qeveritare, përkatësisht Ministrisë së Punëve Publike, Ministrisë së Transporteve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, lidhur me dëmtimet që i është bërë rrugëve, nga firma turke Behase. Makineritë e rënda të kësaj firme, që po punon në ndërtimin e superstradës Rrogozhinë-Peqin, kalojnë përmes qytetit, duke shkaktuar dëme të rënda në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe në unazën e tij.
Këshilli bashkiak i Peqinit, kërkon që kjo firmë të kryejë riparimin e rrugëve të dëmtuara prej saj, por mesa duket firma turke nuk është shqetësuar aspak nga ankesat e qytetarëve. Kështu bashkia e Peqinit ka vendosur të vazhdojë ankesat e saj në qeveri në lidhje me këtë problem, deri në momentin e një zgjidhje sa më shpejt të tij./tvklan.al
Gazetare – Fjodora Fjora