Bashkia e Peshkopisë – (6 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
“Realizimi i ndihmës sociale në nivelin e Pushtetit Lokal” është ky seminari i organizuar nga shoqata e bashkive Hollandeze në bashkëpunim me atë të Peshkopisë, ku si objekt kryesor i projektit është përmirësimi i funksionit të qeverisë lokale dhe rritja e pjesmarrjes së qytetarëve në vendimarrje.
Ka mëse dy vjet që ky projekt zbatohet në Peshkopi. Katër janë komponentët kryesor të këtij projekti, ndihmë teknike dhe material për katër bashki shqiptare, ku synohet përmirësimi dhe funksionimit të bashkisë. Ky projekt do të përqëndorhet në forcimin e institucioneve qeverisëse, si në nivel kombëtar ashtu dhe në atë rajonal.
Së dyti projekti do të fokusohet në lidhjen e ndërsjelltë midis qeverisë dhe shoqërisë civile. Mentor Bunguri kryetar i bashkisë së parë bashkëpunuese Pëshkopi sqaron problemet e këtij qyteti.
Mentor Bunguri, kryetar i bashkisë së Peshkopisë:- “Më kryesoren që unë duhet të veçoj është gjendja e dobët ekonomike e familjeve në qytet si rezultat i mbylljeve të burimeve të punësimit dhe për këtë ne përballojmë një numër të madh si bashki për familje që trajtohen me ndihmë sociale. Në krahasim me qytetet tjera them që kemi pas një mbështetje më të pakët nga ana e qeverisë në drejtim të fondeve për investime si tek rrugët ashtu dhe pjesa tjetër e infrastrukturës. Ne si Bashki kërkojmë që të shihemi realisht për problemet që kemi. Me qëllim që Peshkopia të marrë realisht pjesën që i takon, duke marrë parasysh se është një zonë me kosto të lartë jetese dhe me vështirësi klimaterike dhe largim nga zona e qendrës Tiranës apo Durrësit ku bëhet biznes”./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti