Bashkia e Tiranës gjoba për furgonët pa targa të verdha – (3 Nëntor 2000)


Bashkia e Tiranës gjoba për furgonët pa targa të verdha – (3 Nëntor 2000)

10:29 03/11/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Zbatimi i rregullores të nxjerrë nga këshilli bashkiak i Tiranës, që ndalon qarkullimin dhe stacionet e automjeteve brenda unazës së Tiranës, solli reagime tek shoferët e furgonëve me targa të verdha. Policia vendosi gjoba në të gjitha vendet ku nuk lejohet të kishte stacion. Një grup shoferësh zhvilluan takimin me nënkryetarin e bashkisë së Tiranës, Blendi Gonxhe.

Blendi Gonxhe:- “Furgonët taksi dhe veturat taksi, janë taksi. Furgonët taksi duhet t’i lënë njerëzit brenda në Tiranë dhe të kthehen në qytetet e tyre, nuk mund të qëndrojnë dhe të kenë stacion brenda Tiranës. Stacioni i përket vetëm linjave ndërurbane”.

Ndërsa vetë shoferët e autobusëve shprehen se me këtë punë mbajnë familjen dhe jetojnë, për më tepër, ky zbatim i këtij vendimi do të sjell protesta. Në Tiranë janë 9 stacione të tillë furgonësh që lidhin kryeqytetin me të gjithë qytetet e vendit, nga veriu në jug./tvklan.al






Të ngjashme