Bashkia e Tiranës hap një treg të ri industrial – (22 Shkurt 2001)


Bashkia e Tiranës hap një treg të ri industrial – (22 Shkurt 2001)

11:26 22/02/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Bashkia e Tiranës, ka hapur një treg të ri industrial, fare pranë atij ekzistues privat. Për të gjithë tregtarët e rrugës, tregu plotëson kushtet shërbimin, por nuk plotëson ende numrin e vendeve që dispozicion. Nga 550 pavione, 400 janë prenotuar nga tregtarë dhe shihni se sa janë në vendin e duhur. Tregtarët me të drejtë pasi kanë paguar taksën kërkojnë popullimin e tij.

Këta tregtarë që pak më parë kanë qenë në rrugë i kërkojnë me ngulm bashkisë, të heq tërësisht tregtarët e rrugës e të ndalojë furgonët shitës. Ndërsa bashkia njofton tregtarët të zënë vendet e tyre të prenotuara, deri në datën 28, për ata që nuk zbatojnë afatin, vendi zihet nga tregtarë të tjerë. Brenda kësaj zone janë ndërtuar tre tregje me të njëjtët artikuj. Kështu i bie të kemi më shumë tregtarë se sa blerës./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme