Bashkia e Tiranës jep fond për kapakët e pusetave – (9 Shtator 2000)


Bashkia e Tiranës jep fond për kapakët e pusetave – (9 Shtator 2000)

10:37 09/09/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Duke filluar nga kjo stinë që nisin shirat, pusetat e rrugëve të kryeqytetit do të pajisen me kapakë dhe kyç. Bashkia e Tiranës i ka akorduar drejtorisë së kanalizimeve, një fond prej 13 milion lekësh, ku vetëm tre milion do të përdoren për blerjen e kapakëve të rinj të pusetave dhe pjesa tjetër për rikonstruksion rrjeti.

Mungesa e shumë kapakëve të pusetave në mjaft rrugë dhe vështirësi e kalimit mbi to, ka bërë që drejtoria e kanalizimeve të porosisë në Itali 500 kapakë, që nuk do të kenë mundësi të vidhen. Një puset me çelës, lehtëson më shumë punën e punonjësve të kanalizimeve të cilët sot përpara se të gjejnë defektin u duhet të pastrojnë pusetën nga mbeturinat. Edhe firmat që kanë ndërtuar rrugë të reja nuk i kanë plotësuar të gjitha gropat me kapakë.

Sipas drejtorit të kanalizimeve kapakët e pusetave janë zëvendësuar disa herë, por janë zhdukur shumë shpejt. Vetëm një puset me kapak dhe kyç, do të bëjë që qytetarët të marrin frymë lirisht, si ditën dhe natën, ndërsa hajdutët do të bien në hall./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme