Bashkia e Tiranës miraton listën e dytë për bonusin e qirasë për 368 familje


Bashkia e Tiranës miraton listën e dytë për bonusin e qirasë për 368 familje

21:49 06/12/2019

Pas 554 emrave të parë të miratuar dje, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi mbrëmjen e sotme edhe listën e dytë për bonusin e qirasë për 368 familje, shtëpitë e të cilave janë bërë të pabanueshme për shkak të tërmetit duke e çuar në total 922.

Pas përgatitjes së dosjeve, Bashkia e Tiranës ka bërë kalimin e listës së familjeve të prekura nga tërmeti i javës së shkuar që kanë aplikuar për bonus qiraje me kushtet e tregut.

Masa e bonusit të qirasë është përcaktuar në bazë të njësive të banimit. Të gjitha këtyre familjeve bonusi i qirasë do t’u kalojë në llogaritë e tyre bankare. /tvklan.al

Lista e plotë e dytë për bonusin e qirasë 1-vjeçare – Kliko KËTU






Të ngjashme