15:32 08/04/2014Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me njësinë bashkiake numër katër i dhuruan të vegjëlve të këtij komuniteti abetare në gjuhën rome.Nënkryetarja e Bashkisë së kryeqytetit Nevila Xhindi dhe kryetari i njësisë bashkiake Hysen Xhura u angazhuan për rritjen e përfaqësimit të komunitetit rom në shoqëri.