Bashkia e Tiranës nis asfaltimin e urës tek hotel Dajti – (5 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Bashkia e Tiranës ka nisur mbrëmë punën për gërryerjen e asfaltit dhe pllakave ekzistuese mbi urën e madhe, deri tek dy pjesët e unazës. Ky segment do të asfaltohet për të eliminuar gropat e stërmëdha, duke hequr kështu edhe një pjesë të asaj, që është shpallur monument kulture, pllakat bituminoze 70 vjeçare, duke i dhënë fund idesë se ky bulevard do të restaurohet me pllaka ashtu siç ka qenë.
Shtrimi me asfalt sipas specialistëve është mënyra më pak e kushtueshme dhe kryhet brenda një kohe të shkurtër. Kjo pjesë e bulevardit kryesor, zë 1500 metër katror dhe shtrimi i saj kushton mbi dy mijë lekë të reja, të ardhura të bashkisë. Artur Luca, drejtor i infrastrukturës së rëndë thotë:
Artur Luca:- “Pjesa më e dëmtuar e bulevardit të Tiranës është pjesa e urës tek hotel Dajti, e cila e kishte kaluar masën amortizim mbi 70%. Kjo ishte ndërhyrja e parë që ne arritëm teknikisht ta realizojmë vetëm me shtresat asfaltik dhe jo me pllakë bituminoze”./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti