Bashkia e Tiranës nis pastrimin e Lanës – (6 Janar 2001)


Bashkia e Tiranës nis pastrimin e Lanës – (6 Janar 2001)

14:04 06/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Bashkia e Tiranës dhe ndërmarrja e gjelbërimit, kanë marrë iniciativën për t’i kthyer funksionin urës së Lanës. Zgjidhja e vetme për të shpëtuar kryeqytetin nga era e keqe dhe përhapja e epidemive është menduar rrethimi i pjesës poshtë urës me kangjella. Në fillim ndërmarrja e gjelbërimit ka hequr shtresën prej 10 cm të papastërtive, e pasi është bërë kjo po i hidhet zhavorr të dy krahëve të Lanës.

Këtu janë angazhuar 40 punëtor të ndërmarrjes së gjelbërimit, ku së bashku me punëtorët e dekorit është duke u përgatitur pjesa e hekurt, që do të rrethojë hyrjen nën urë. Ky është aksioni i dytë që ka marrë bashkia për përroin që përshkon Tiranën, e cila do t’u vërë fre papastërtive./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme