Bashkia e Tiranës nis përgatitjet për Shën Valentinin – (12 Shkurt 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Kanë filluar përgatitjet për festën e madhe që do të organizohet ditën e Shën Valentinit, nga Bashkia e Tiranës dhe Akademia e Artëve në kodrat e liqenit artificial. Kjo ditë do të jetë e mrekullueshme për të gjithë dhe festa do të fillojë që në orën 12 të drekës e do të vazhdojë deri në orët e vona të natës.
Elementët kryesor të kësaj feste do të jenë, muzika, show, spektakël, lule, tullumbace etj. Ndërkohë ka filluar zbukurimi me ndriçim dhe element dekorativ i lulishtes së liqenit. Në ambientet e shpërndara të parkut, studentët e Akademisë së Arteve, do të organizojnë shfaqe teatrore, koncert, ekspozita pikture etj. Ka filluar të përgatiten lulet e shumta që do të dhurohen atë ditë, si dhe zemra e madhe, që do të lundrojë mbi sipërfaqen e liqenit me një madhësi rreth 40 metra katror.
Ndërsa në mbrëmje një koncert madhështor, me emrat më të njohur të muzikës shqiptare, do të organizohet në Amfiteatrin e Liqenit. Ndërsa gjatë ditës në qiellin e Tiranës, do të lëvizin parashutistët e shoqatës së aeronautikës shqiptare. I gjithë realizimi televiziv i këtij aktiviteti do të organizohet nga TV Klan. Ideator të këtij projekti janë shoqata Siluet dhe Panoptikon. Ka ndihmuar dhe drejtoria arsimore, nën kujdesin e zonjës Ana Misha./tvklan.al
Gazetare – Fjodora Fjora